BLLOKOHET VOTIMI!
Kuvendi hyri në pauzë 30-minutëshe pas mosmarrëveshjeve për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca konstituive ka hyrë në pauzë 30-minutëshe, pasi partitë nuk arritën marrëveshje për mënyrën e votimit të nënkryetarëve, raportoi Reporteri.net.
Për postet e nënkryetarëve janë propozuar Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga PDK-ja dhe Kujtim Shala nga LDK-ja. Nga komuniteti serb është propozuar Sllavko Simiq, ndërsa nga komunitetet e tjera Emilja Rexhepi.
Pauza erdhi menjëherë pas zgjedhjes së Haxhiut kryetare të Kuvendit me 62 vota pro. Seanca pritet të vazhdojë pas konsultimeve mes partive për procedurën e votimit.
Burimi: Reporteri.net.
DPT — Drita për të vërtetën