Politikë

AKK kritikon MASHTI-n: Nxënës pa tekste dhe shkolla pa dokumentacion në fillim të mësimit

AKK kërkon ndërhyrje urgjente nga MASHTI për mungesën e teksteve dhe dokumentacionit në shkolla.

Dëgjo artikullin 1 min
Nxënës në një klasë mësimore në Gjakovë, Kosovë
Foto: Shkumbin Saneja / Wikimedia Commons, CC BY-SA 3.0

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Ministria e Arsimit, pasi viti i ri shkollor ka nisur me mungesë tekstesh dhe dokumentacioni në një numër shkollash.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se informacionet e mbledhura nga drejtoritë komunale të arsimit tregojnë se disa shkolla nuk e kanë dokumentacionin e nevojshëm shkollor dhe kurrikular.

Sipas tij, shumë nxënës e kanë nisur mësimin pa tekste, ndërsa prindër të ndryshëm kanë raportuar se ende nuk u janë transferuar mjetet për blerjen e librave.

Ibrahimi vlerësoi se këto obligime duhej të përfundonin para fillimit të vitit shkollor dhe kërkoi që pasojat e vonesave në nivel qendror të mos u bartën komunave, shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve.

AKK-ja kërkoi që nxënësit të pajisen sa më shpejt me libra dhe që shkollave t’u sigurohet dokumentacioni i domosdoshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Scroll To Top