Politikë

Sot e nisa ditën duke qenë pjesë e Shkollës Politike të PIPS

Besnik Tahiri : Sot e nisa ditën duke qenë pjesë e Shkollës Politike të PIPS, ku ligjerova në panelin për “Politikat Publike, Sundimi i Ligjit dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Poashtu,…

Sot e nisa ditën duke qenë pjesë e Shkollës Politike të PIPS
Dëgjo artikullin 1 min

Besnik Tahiri : Sot e nisa ditën duke qenë pjesë e Shkollës Politike të PIPS, ku ligjerova në panelin për “Politikat Publike, Sundimi i Ligjit dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”. Poashtu, diskutova mbi parimet e qeverisjes së mirë, tri dimensionet e qeverisjes, si dhe dallimin ndërmjet qeverisjes si koncept dhe qeverisë si trup ekzekutiv. Ishte veçanërisht inkurajuese të shoh një rini kaq dinamike, të angazhuar dhe të etur për të kuptuar më thellë sfidat e politikëbërjes dhe funksionimit të institucioneve shtetërore. Pyetjet, diskutimet dhe energjia e tyre dëshmojnë potencialin e madh që ka gjenerata e re për të kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit. Një falënderim i veçantë për Prishtina Institute for Political Studies – PIPS, që vazhdon të mbetet shkolla e vetme politike profesionale në Kosovë, duke krijuar hapësira të vlefshme për edukim politik, debat cilësor dhe zhvillim të kapaciteteve të liderëve të rinj. Ishte privilegj të ndaj përvoja dhe perspektiva edhe ndërkombëtare me pjesëmarrës kaq të përkushtuar. Besoj se investimi në dije, mendim kritik dhe lidership të përgjegjshëm është investimi më i mirë për të ardhmen e vendit tonë.

Scroll To Top