Politikë

Abdixhiku nga Fushë Kosova: Po prezantojmë vizionin për një Kosovë që kujdeset për familjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Fushë Kosovë, ku para qytetarëve prezantoi programin dhe zotimet e partisë për zgjedhjet lokale. Abdixhiku tha se gjatë…

Abdixhiku nga Fushë Kosova: Po prezantojmë vizionin për një Kosovë që kujdeset për familjen
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Fushë Kosovë, ku para qytetarëve prezantoi programin dhe zotimet e partisë për zgjedhjet lokale.

Abdixhiku tha se gjatë takimit është shpalosur vizioni për një Kosovë që kujdeset për familjen, fuqizon ekonominë familjare, krijon mundësi për të rinjtë dhe sjell zhvillim që ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Folëm për zotimet tona konkrete, për investimet kapitale dhe për një shtet që punon për njerëzit”, ka shkruar ai.

Abdixhiku gjithashtu kërkoi mbështetje për kandidaten e LDK-së në Fushë Kosovë, Vesa Piskala, e cila garon me numrin 66.

Sipas tij, mbështetja dhe energjia që LDK-ja po merr nëpër qytete të ndryshme janë tregues të një momentumi të ri politik.

“Mbështetja, energjia dhe besimi që po marrim gjithandej janë shenja të qarta të një momentumi të ri. Bashkë, drejt ndryshimit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Scroll To Top