A është normale që Kosova të shpenzojë 250 milionë euro në vit
yrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka ngritur shqetësimin për varësinë energjetike të Kosovës, duke pyetur nëse është normale që vendi të shpenzojë rreth 250 milionë euro në vit për import…

yrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka ngritur shqetësimin për varësinë energjetike të Kosovës, duke pyetur nëse është normale që vendi të shpenzojë rreth 250 milionë euro në vit për import të energjisë, ndërsa ende heziton të diskutojë seriozisht alternativat strategjike.
Ai ka thënë se gjatë diskutimit të organizuar nga AmCham për LNG-në dhe gazifikimin, përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Energjisë kanë theksuar se “siguria energjetike është siguri kombëtare”.
Rukiqi vlerëson se në kohën e inteligjencës artificiale, qendrave të të dhënave dhe industrisë së avancuar, energjia nuk është vetëm çështje ekonomike, por edhe çështje zhvillimi, sigurie dhe sovraniteti.
Ky është statusi i plotë i Rukiqit:
“A është normale që Kosova të shpenzojë rreth 250 milionë euro në vit për import të energjisë, ndërsa heziton të diskutojë seriozisht alternativat strategjike amerikane?
Kosova shpenzon rreth 250 milionë euro në vit për import të energjisë, ndërsa ende heziton të diskutojë seriozisht alternativat strategjike, përfshirë gazin e lëngshëm amerikan.
Në diskutimin e djeshëm të organizuar nga AmCham për LNG-në dhe gazifikimin, mesazhi kryesor nga përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Energjisë ishte i qartë: ‘Siguria energjetike është siguri kombëtare’.
Në kohën e AI, data qendrave dhe industrisë së avancuar, energjia nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje zhvillimi, sigurie dhe sovraniteti.
Në planin tonë, centrali me gaz të lëngshëm amerikan është prioritet i panegociueshëm.”