A do të marrë pjesë Albin Kurti në protestat për UÇK-në?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse do t’u bashkohet protestave që po mbahen në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse do t’u bashkohet protestave që po mbahen në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
“A do t’ju shohim në protestat për UÇK-në, që po mbahen në shesh?”, ishte pyetja që një gazetar ia drejtoi kryeministrit.
Kurti shmangu përgjigjen, duke thënë se për temat e tjera do të flitet në një moment tjetër.
“Sot është trevjetori i Afrim Bunjakut. T’i lëmë temat e tjera për momente të tjera”, dëgjohet duke thënë Kurti në videon e publikuar nga IndeksOnline.
Protestat në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po vazhdojnë në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.